Një tërmet masiv me madhësi 6.5 ballë u godit në shkallën e Rihterit sot ka goditur pjesën perëndimore të Turqisë, dhe sipas informacionit fillestar, disa njerëz u plagosën dhe disa shtëpi u shkatërruan brenda dhe përreth Denizilit.
Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte në Bozkurt, provinca Denizli, kanë njoftuar autoritetet Turke të Fatkeqësisë dhe Menaxhimit të Emergjencave.
Sizmologët thanë se tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash nën tokë, afër destinacioneve të njohura turistike të Marmaris dhe Dalaman.
Sipas kryetarit të bashkisë së Bozkurt, Birsen Celik dy shtëpi ishin shkatërruar nga dridhjet se më shumë banorë kishin pësuar lëndime të vogla.
Në disa shtëpi dhe ndërtesa të tjera në Bozkurt, muret ishin plasaritur dhe njerëzit ishin parë në panik në rrugë. Gjithashtu, dhjetë shtëpi u dëmtuan në qytetin e afërt Tutluca, por askush nuk u plagos atje, thanë zyrtarët e sigurimit.
Gjatë tërmetit u shkatërrua gjithashtu një xhami në fshatin Agdan.
Tërmetet janë të zakonshme në Turqi sepse ndodhen midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziane.