Turqia kryen sulme në veri të Sirisë, vriten 3 persona

Turqia ka kryer këtë dielë sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese të operuara nga ushtria siriane dhe forcat e udhëhequra nga kurdët, duke vrarë tre persona, tha një grup monitorues i luftës me bazë në Britani.

Marketing

Sulmet e kryera pranë qytetit kufitar të Kobanit të kontrolluar nga kurdët kishin në shënjestër pozicionet e ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Tre viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane, sipas kësaj organizate.

Po ashtu, thuhet se disa ushtarë të tjerë u plagosën, ndërsa disa janë në gjendje kritike.

Sulmet u paraprinë nga granatime ndërkufitare nga afër Kobanit kundër forcave turke, sipas vëzhguesit.

Muajin e kaluar, qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej sulmeve të drejtpërdrejta të Turqisë kundër forcave të saj.

Paralajmërimi erdhi pasi Turqia kreu një sulm pranë Kobanit duke vrarë të paktën tre ushatrë sirianë në mes të gushtit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SANA.

Turqia ka nisur një seri ofensivash ndërkufitare që synojnë forcat kurde dhe grupin militant, Shteti Islamik që nga viti 2016, por këto operacione rrallë kanë rezultuar në vrasjen e luftëtarëve të regjimit sirian.

Ankaraja ka rritur sulmet e saj në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri që kur një samit i 19 korrikut me Iranin dhe Rusinë nuk dha dritën jeshile për një ofensivë të re kundër luftëtarëve kurdë të konsideruar nga Ankaraja si terroristë.

Forcat e regjimit janë vendosur në zonat e kontrolluara nga luftëtarët kurdë pranë kufirit me Turqinë, si pjesë e marrëveshjeve që synojnë të ndalojnë një operacion të ri turk.

Marketing