Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën tre terroristë të PKK-së në Irakun verior, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan nga Forcat Ajrore Turke në rajonin Metina në kuadër të operacionit anti-terror “Pençe-Şimşek”, shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Turqia nisi operacionet “Pençe-Şimşek” dhe “Pençe-Yıldırım” më 23 prill në rajonin e Irakut verior Metina dhe Avasin-Basyan pranë kufijve të saj.
Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.