Turqia paralajmëron heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag, në deklaratën e sotme para gazetarëve paralajmëroi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të vendosur pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016.

Marketing

“Ka mundësi të hiqet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Bozdag, duke paralajmëruar këtë mundësi për periudhën pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe të përgjithshme të shpallura për më 24 qershor.

Ai u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve të Berlinit të hetojnë dhe dërgojnë informacione në lidhje me personat që qëndrojnë në Gjermani dhe kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit, përcjell Atsh.

Marketing