Turqia po planifikon heqjen e sistemit “All Inclusive” nëpër hotele

Sektori i turizmit në Turqi po shqyrton heqjen e sistemit gjithëpërfshirës «All Inclusive», tha Hurriyet, duke iu referuar Shoqatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve.

Marketing

Sipas të dhënave të industrisë, sistemi është tashmë i rr`skaitqr, pavarësisht faktit që numri i turistëve ka tejkaluar nivelin e vitit 2014, ndërsa të ardhurat nuk po rriten e as po ulen.

Ministri turk i Turizmit dhe Kulturës, Mehmed Ersoy, gjithashtu beson se diçka duhet të ndryshojë dhe se vendi duhet të përpiqet për më shumë para nga turistët. Aktualisht, sipas hotelierëve, të ardhurat mesatare për person janë 76 euro në ditë.

Pritet që deri në fund të vitit 2018 Turqinë ta vizitojnë 36 milionë turistë, të cilët do të sjellin rreth 30 miliardë dollarë të ardhura. Shumica e turistëve vijnë nga Rusia, 4.5 milionë vitin e kaluar, pastaj gjermanët – 3.5 milionë.