Turqia vendosi platformat e tregtimit të kriptomonedhave në listën e kompanive të mbuluara nga rregullat për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin në një dekret të ri presidencial.
Rregullat e reja të cilat mbikëqyrjen hapësirën crypto do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Muajin e kaluar banka qendrore e Turqisë ndaloi përdorimin e aseteve kriptografike për pagesa me arsyetimin e se transaksione të tilla janë të rrezikshme. Në ditët që pasuan dy platforma për tregtimin e kriptomonedhave ndaluan operacione dhe hyn nën hetim.
Një prej tyre, Thodex, çoi në arrestimin e gjashtë të dyshuarve të afërt me CEO e saj, Faruk Faih Ozer. Autoritetet Turke dyshojnë se ai fshihet në Shqipëri.
Raporte të ndryshonin tregonin se Ozer kishte marrë me vete 2 miliardë dollarë, por Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu thoshte se kompania kishte një portofol prej 108 milionë dollarësh. /PCWorld Albanian