Ambasada e Turqisë në Shkup njofton se Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes komunikacionit ajror duke filluar nga 28 dhjetori dhe të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve tokësore dhe detare duke filluar nga 30 dhjetori, të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre.