Turqia zgjeron hetimin për gazetarin saudit

Policia në Turqi që po heton vrasjen e pretenduar të gazetarit saudit Jamal Khashoggi ka zgjeruar hetimin e saj.
Zyrtarë turq kanë bërë të ditur se trupi i policit mund të jetë hedhur në një pyll apo fermë në afërsi.

Marketing

Khashoggi u zhduk me 2 tetor pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll, ku edhe po dyshohet të jetë vrarë.
Mostra të marra nga kjo konsullatë dhe rezidenca e konsullit gjatë hetimeve të kryera në këtë javë janë duke u testuar për përshtatshmëri me ADN-në e Khashoggi-t.

Ndaras, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, fuqishëm ka mohuar t’i këtë dëgjuar audio incizimet, për të cilat Turqia thotë se janë provat e vrasjes së gazetarit.
“Nuk kam dëgjuar asnjë incizim, nuk kam parë asnjë transkriptë” ka deklaruar ai.

Pompeo gjithashtu ka kritikuar ABC News, që më herët kishte cituar një zyrtar turk i cili ka thënë se ai kishte qasje në këto incizime.

Turqia ka deklaruar se ka prova audio dhe video të vrasjes së Khashoggi, mirëpo ende nuk janë bërë publike.
Ky incident ka ngritur tensionet në mes të Riadit dhe aletaëve perëndimorë, me ç’rast Sekretari i Thesarit në SHBA, Steven Mnuchin dhe Sekretari i Tregtisë në Britani, Liam Fox, u janë bashkëngjitur figurave të lartë që janë tërhequr nga një konferencë e rëndësishme për investime që pritet të mbahet në Riad javën që vjen.

Marketing