Tusha: Ushtarët e UÇK-së kërkojnë llogari nga Arben Taravari!

Ish ushtari i UÇK-së dhe veprimtari Isak Tusha, ka shkruar në FB se, si dhe disa ish-ushtarë të UÇK-së sapo kanë përfunduar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen Taravari.

Marketing

Ai thotë se Taravari “duhet të japë llogari për veprimet e tij politike të dëmshme”!

“Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit që po ndodhin tek ne në Maqedoni.
Edhe sot me Kryeministrin, biseduam për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.
U diskutua edhe tema e largimit të Arben Taravarit nga Qeveria – një zhvillim për të cilin unë personalisht kam dyshimet e mia për shkaqet pse ndodhi e gjithë kjo, dhe mendoj se është çështje që kërkon më shumë transparencë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë bashkëluftëtarë të tri Ushtrive Çlirimtare – të Kosovës, të Preshevës dhe të Maqedonisë – përfshirë edhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Zërat e luftëtarëve janë të qartë: kërkohet sqarim publik nga Arben Taravari dhe largimi i tij nga skena politike, për të mos dëmtuar më tej interesat kombëtare”, ka shkruar Isak Tusha në FB./Ora24.tv