Tusk para PE: Mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim

Ashtu si për Presidentin e Komisionit Europian Juncker, edhe për Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat në 18 tetor ishte një gabim.

Marketing

Gjatë raportimit në Parlamentin Europian për samitin e 17-18 tetorit, Tusk deklaroi se shumica e vendeve anëtare donin të hapnin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në opinionin tim, mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim” tha Tusk.

“Shpresoj qe liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”, theksoi Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk.