TV21: BDI cakton Bujar Osmanin koordinator për Çairin

TV21 mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit. Mësohet se vendimi ka ardhur me propozim të vet kreut integrist Ali Ahmeti, me qëllim, siç thotë burimi, “për t’i koordinuar proceset politike në Çair në këtë fazë”.

Marketing

Ky vendim i integristëve vjen pas një periudhe të tensionuar në parti, e cila është ndarë në dy grupime, ata që janë funksionarë në Qeveri e të cilët mbështeten nga kryetari Ahmeti, si zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani, si dhe grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët kritikojnë punën e ministrave integristë.

Rikujtojmë se kryetar i degës së Çairit, aktualisht është Izet Mexhiti, ndër figurat kryesore të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”./tv21.tv

Marketing