TV24 paralajmëron dorëheqjen e ministrit të Zaevit, por më pas e demanton?!

Televizioni TV24 pak më parë raportoi për dorëheqjen e ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Por vetëm pak minuta më vonë është përgënjeshtruar lajmi, duke theksuar se Dimitrov vazhdon të mbetet pjesë e kabinetit qeveritar.

Marketing

“Dimitrov nuk ka dhënë dorëheqje, edhe pse në opinion ka qarkulluar një document që e bënte të ditur këtë. Kërkojmë ndjesë nga shikuesit dhe ndaj ministrit për informatën speculative”, raportoi TV24.

Ministri Dimitrov theksoi se referendumi është i suksesshëm sepse siç ka thënë “për” kanë votuar mbi 600 mijë qytetarë.

“Nëse mbi 650 mijë qytetarë, mbi 600 mijë kanë votuar ‘Për’ kjo është mandat i qartë politik që Maqedonia të ec para. Fitore më e madhe nga cilado fitore e ndonjë partie politike. Edhe nëse kishte mbi një milion votues (më shumë se cenzusi), përsëri vullneti i shumicës e popullit do të shprehej qartë. Mund të numërohen votat e atyre që votojnë. Tani mbetet të dëgjohet vullneti i popullit nga ana e deputetëve në Kuvend, në përputhje me programin e opozitës ku flitet për shumicën e votave nga ata që kanë votuar. Ua kemi borxh qytetarëve të ardhmen! Edhe do ta sigurojmë, ose kështu ose ashtu!”, ka shkruar ministri në facebook.

Marketing