TVSH: 14 Janari do të mbahet mend në Maqedoni, historia do të shkruaj me gërma të arta ditën e gjuhës shqipe

14 Janari do të mbahet mend në Maqedoni si një ngjarje e rëndësishme dhe do të shkruhet me gërma të arta në historinë më të re të shqiptarëve të këtij vendi, dhe jo vetëm, si dita e gjuhës shqipe.

Marketing

Pas botimit në fletoren zyrtare të ligjit të shumpritur të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, i cili mori udhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, 18 vjet më parë, Presidenca e Maqedonisë, Qeveria, ministritë dhe të gjitha institucionet e shtetit flasin edhe shqip, ç’ka do të thotë se Maqedonia tani flet edhe shqip. Përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Talat Xhaferri, kryetari i Parlamenti të Maqedonisë dhe zv.kryeministri Bujar Osmani, dhanë opinionet e tyre për gazetaren e RTSH Mira Shkurta.