TVSH-ja ime/ Për nëntë muaj qytetarëve i’u janë kthyer 10,7 milion euro

Përmes masës TVSH-ja Ime kur filloi në korrik të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti qytetarëve iu është kthyer TVSH prej 10,7 milionë euro.

Marketing

“Që nga lansimi i TVSH-ja Ime në korrik të vitit 2019 deri në mars të vitit 2020, gjegjësisht për nëntë muaj qytetarëve iu është kthyer TVSH-ja prej 10,7 milionë euro, prej të cilave më shumë se gjysma e kthimit është bërë për periudhën janar-mars 2020”, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Shtoi se nga një tremujor në tjetrin kthimi i TVSH-së te qytetarët është më i madh, që nënkupton se lufta kundër ekonomisë joformale po përforcohet.

“Tetor-dhjetor 2019 kthimi është më i lartë për 35,8 për qind në krahasim me tremujorin paraprak, janar-mars 2020 kthimi është më i lartë për 37,8 për qind në krahasim me tremujorin paraprak, qëndron në publikimin e ministres në të cilin shton se edhe numri i qytetarëve të cilët po skanojnë fatura fiskale po rritet, gjegjësisht për tremujorin e tretë të vitit 2019 kthim kanë marrë 155.664 qytetarë, në të katërtin 188.135 qytetarë dhe në të parin e këtij viti 232.716 qytetarë.

Prej tani qytetarët të cilët do të blejnë dhe skanojnë fatura fiskale për produkte vendore në vend se 15 për qind do të marrin 20 për qind kthim të TVSH-së, përderisa për të tjerët kthimi do të jetë 10 për qind. TVSH-ja Ime përveç luftës kundër ekonomisë joformale do të kontribuojë edhe drejtë revitalizimit të ekonomisë vendore, shkroi ministrja në profilin e saj në Fejsbuk