Twitter bllokon llogarinë e “Russia Today”, spikeri i lajmeve pezullohet nga puna

Llogaria e “Rusia Today” në Twitter është bllokuar.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se ditën e djeshme, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba u kërkoi qeverive të ndalojnë transmetuesin Russia Today, duke thënë se nxit dhunë kundër ukrainasve.

Në kërkesën e tij thuhej se spikeri i lajmeve, Anton Krasovsky sugjeroi mbytje dhe djegie të fëmijëve ukrainas dhe se ata që i rezistojnë forcave ruse duhet të pushkatohen.

Ndërkohë, këtë të hënë, kryeredaktorja, Margarita Simonyan, njoftoi në Twitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar nga puna pas thirrjeve të tij për dhunë kundër popullit ukrainas.

Llogaria e “Russia Today” është pezulluar në Itali, Portugali, Finlandë, Suedi, Irlandë, Slloveni, Republikën Çeke, Poloni, Hungari, Maltë, Gjermani, Greqi, Rumani, Holandë, Bullgari, Austri, Luksemburg, Lituani, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Kroaci, Letoni, Estoni, Qipro, Francë, Spanjë dhe Belgjikë.