U aludua se marrëdhënia e tyre është krisur, Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli befasojnë ndjekësit me veprimin e fundit

Ka kohë që në rrjet qarkullon lajmi se marrëdhënia e Arbana Osmanit me Luiz Ejllin është krisur.

Marketing

Është përfolur se shkak për këtë është bërë kundërshtimi i moderatores dhe bashkëshortit të tij, Eduard Grishaj për këngëtarin si opinionist i “Big Brother VIP Albania 3.

Mirëpo mesa duket tashmë çifti dhe Luizi i kanë lënë pas hatërmbetjet e të kaluarës, duke krijuar edhe një herë një urë komunikimi mes tyre.

Ka qenë Arbana ajo që ka postuar në InstaStory një foto nga pushimet në Bogë me Klajdi Harunin dhe bashkëshortin e saj, ndërsa krahas saj tregon se e ka shijuar shumë këtë këngë si cover nga Luizi, duke i bërë tag këtij të fundit.

“Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte”- shkruan moderatorja krahas videos duke kënduar.

Menjëherë këtë foto të Arbanës e ka ripostuar edhe Luizi, duke treguar kështu që dyshja tashmë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se çdo gjë nisi kur Luizi dhe moderatorja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa aludimet për krisjen e marrëdhënies së tyre ishin të shumta, megjithëse shkaku nuk u zbulua asnjëherë.