U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta del nesër para Gjykatës

Ilir Meta, i cili u arrestua dje, më 21 tetor me urdhër të SPAK, ditën e nesërme do të dalë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për tu njohur me masën e sigurisë.

Marketing

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 09:30.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryrmadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa po kthehj me automjetin e tij nga Kosova. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Masë sigurie “detyrim paraqitje” u vendos ndaj Monika Kryemadhit, “arrest shtëpie” ndaj Piro Xhixhos dhe “detyrim paraqitje” ndaj Ema Çokut.

Marketing