U arrestua në Tiranë, gjykata lë në burg ish-anëtarin e UÇK-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë “arrest me burg 40 ditë” për ish-anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn.

Marketing

Goxhaj u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ish-anëtari i UÇK akuzohet për intimidim të dëshmitarëve.

Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Vetë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.