U braktis nga ish i dashuri pasi solli në jetë fëmijën e tyre, Iggy Azalea feston e vetme ditëlindjen e parë të djalit

Iggy Azalea ka organizuar një super festë me rastin e një vjetorit të lidnjes së djalit të saj, Onyx.

30-vjeçarja ndau në Instagram disa imazhe në të cilat shihej Onyx që qëndronte para një muri të zbukuruar me tullumbace, shkruan “Daily Mail”.

“Gëzuar ditëlindjen e parë personi im i preferuar në të gjithë universin. Kurrë nuk kam menduar se mund të dua diçka apo dikë kaq shumë, Onyx ti je një gëzim. Lumturia jote është lumturia ime”, shkroi reperja krahas disa fotove të Onyx, të cilat i postoi para nisjes së festës.

Marketing

Image

Iggy u nda nga ish i dashuri, Playboy Carti vitin e kaluar dhe lajmin se është bërë nënë e ndau në muajin qershor.

Image

Këngëtarja është shprehur se nuk po kërkon për një të dashur të ri, pasi ka gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë. Megjithatë, artistja nuk nguroi të publikonte bisedat private ku të famshëm i kërkonin marrëdhënie seksuale kundrejt një shume të majme parash.

Image

Image