U dëmtua me Serbinë, Reali në ankth për Jovic

Vazhdon kalvari i dëmtimeve për Luka Jovic në këtë fillim sezoni. Sulmuesi i kombëtares serbe edhe pse u aktivizua për fare pak minuta në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë që përfundojë me shifrat 2-4, ka pësuar një dëmtim dhe është larguar menjëherë nga grumbullimi i kombëtares ballkanase që po përgatitet për ndeshjen e rradhës ndaj Luksemburgut, duke udhëtuar drejt Spanjës për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Shtohen telashet për trajnerin e Los Blancos Zinedine Zidane që gjatë kësaj periudhe ende nuk ka nxjerrë më të mirën nga Jovic i cili ndeshjen e tij të parë si titullar me Realin e luajti fundjavën e kaluar ndaj Villarealit. Mbetet për t’u parë se në çfarë shkalle do të jetë dëmtimi i Jovic.

Marketing