Shtetet e Bashkuar të Amerikës, do të japin plotë 800 mijë dollar për të riparuar dëmet e shkaktuar në Kalanë e Krujës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Po kështu këto para do të përdoren edhe për riparime të tjera në vendet historike të Durrësit dhe të Prezës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila shkruan se Amerika do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë. Kim është takuar me ministrinë e Kulturës, Elva Margariti të cilës i ka komunikuar edhe ndihmën monetare të SHBA për restaurimet e nevojshme në Krujë, Durrës dhe Prezë.
“Takim me Ministren e Kulturës ElvaMargariti për të konfirmuar SHBA do të shpenzojë 800,000 dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në Kalanë e Krujës si dhe vendet historike në Durrës & Preze. Ne qëndrojmë gjithmonë me Shqipërinë.” shkruan Yuri Kim.