U dënua me 1 vit burg për mashtrim, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i injoron lajmet që kanë qarkulluar sot në media, të cilat lidhen me dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit.

Marketing

Derisa lajmi për dënimin e tij për falsifikimin e një deklarate noteriale mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat kryesore, Luizi vendosi të mos e komentojë këtë çështje, duke i drejtuar ndjekësit e tij drejt projekteve të tij muzikore.

Ai publikoi një video në Instagram, ku paralajmëroi këngën e tij më të re me këngëtaren e njohur Teuta Selimi, të titulluar “Lamtumirë”. Kënga është punuar nga Çelik Lipa dhe Fifi, dy nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare.

Në video, Luiz Ejlli shfaqet duke promovuar këngën e tij, pa i dhënë rëndësi lajmeve që qarkullojnë për dënimin e tij. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët e kanë mbështetur dhe kanë pritur me padurim publikmin e këngës së re.  https://www.instagram.com/reel/DA8W9uHIjig/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8be20ccf-dc3f-472d-9e00-d402bc997927&ig_mid=7534DFC5-F87C-47FF-8C69-0C9E04DA7604