Një gjykatë në Rusi ka zgjatur dënimin me 19 vjet burg të opozitarit rus, Alexei Navalny dhe e ka dënuar atë me një regjim special me kushtet më të rënda të burgut në vend.
Si hakmarrje, Rusia e ka dënuar atë me tre dekada burg, një afat që me shumë gjasa do ta mbajë kritikun e Kremlinit pas hekurave dhe jashtë politikës për sa kohë që Putini të mbetet gjallë.
Ai u shpall fajtor për gjashtë akuza, duke përfshirë nxitjen dhe financimin e ekstremizmit, krijimin e një OJQ-je të paligjshme, rehabilitimin e nazizmit dhe nxitjen e fëmijëve në akte të rrezikshme. Ai dhe mbështetësit e tij i kanë hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.
closevolume_off
Në një mesazh të postuar në mediat sociale përpara vendimit, Navalny shprehu besimin e tij se do t’i jepej një burg i stilit “stalinist” i krijuar për të frikësuar kundërshtarët e tjerë të mundshëm.