U dënua me katër ndeshje nga UEFA, Mourinho jep dorëheqje!

Jose Mourinho të mërkurën është dënuar nga UEFA, me katër ndeshje pa prezencë në garat ndërkombëtare.

Marketing

Një ditë më vonë, tekniku portugez ka dhënë dorëheqje nga Bordit i Futbollit të UEFA-së, shkruan IndeksOnline.

Ky bord përbëhet nga 19 trajnerë ndërkombëtarë i cili është krijuar së fundmi për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme në futbollin evropian.

Mourinho dorëheqjen e tij ia ka dërguar kryetarit të bordit, Zvonimir Bobanit, përmes një emaili.

“I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t’ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm”, ka shpjeguar Mourinho në e-mail.

Kushtet me të cilat besoja shumë kur u bashkova në këtë projekt nuk ekzistojnë më ndaj jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin”, thuhet në emailin e Mourinhos.

Trajneri i Romës është dënuar nga UEFA, ku pas përfundimit të ndeshjes finale të Europa League ndaj Sevillas, ka akuzuar dhe sulmuar gjyqtarin anglez, Taylor.