Ka përfunduar në spital gruaja e moshuar, e cila në një video të publikuar ditën e djeshme dhunohej nga infermierja Aurona Pelaj në një azil pleqsh në Pejë.
Në News24, Gazetarja Evis Ahmeti ka zbuluar se gjatë një komunikimi telefonik me të birin e zonjës së dhunuar është mësuar se e moshuara ka përfunduar në spital pasi gjendja e saj shëndetësore nuk është shfaqur e mirë.
Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, ndërsa e moshuara është marrë nga familjarët ditën e djeshme.