Sot në orët e mëngjesit, në Shqipëri u nis kamioni i dytë me ndihma humanitare të grumbulluara nga gjashtë organizata të Maqedonisë të dedikuara për të dëmtuarit nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar që goditi Shqipërinë.
Kamioni me ndihmat mbërriti pa probleme në Tiranë, ku u dorëzuan në Drejtorinë e Rezervave Shtetërore. Aty u pranuan nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Në emër të Këshillit koordinativ të gjashtë organizatave humanitare nga Maqedonia, ndihmat i dorëzoi aktivisti dhe humanisti i dalluar nga Struga, hoxhë Miqail Osmani.
Pas dorëzimit të gjithsejt 35 tonelatave ndihma me dy dërgesa, aksioni do të përfundojë me dërgimin e mjeteve financiare që u tubuan për këtë qëllim në xhirrollagarinë e përbashkët.