U dyshua për një lëndim, Mbappe i gatshëm për Man Cityn

12:07 | 25 Prill 2021

Marketing

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kilyan Mbappe, do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Mbappe shënoi dy gola në fitoren e Parisit kundër Metz, gola të cilët ishin jetikë për të marrë pikët e plota dhe për ta rikthyer skuadrën në vendin e parë në Ligue 1, shkruan lajmi.net.

Por, Mbappe u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 87 pas një lëndimi të pësuar.

Lëndimi dukej serioz, ku më pas mediat nisën spekulimet se ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Maurizio Pochettino konfirmoi se Mbappe ishte larguar nga lëndimi, por nuk bëhej fjalë për një lëndim të madh, dhe heqja e tij nga loja ishte si masë preventive për një lëndim tjetër.

Megjithatë, L’Equipe konfirmon se Mbappe është mirë dhe do të luajë në sfidën kundër Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve në mesjavë./Lajmi.net/