U eliminua nga Kroacia, Tite jep dorëheqjen nga Brazili

Tite nuk është më trajner i Brazilit. Tekniku i njohur ka zyrtarizuar gjithçka në konferencën për shtyp, pas eliminimit nga Kupa e Botës që në fazën çerekfinale.

Marketing

“Një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli. Ky vendim është marrë që një vit e gjysmë” – Tha ai. Tite numëron 81 ndeshje në pankinë, me 61-vjeçarin që ka bërë që ekipi ta marrë mesatarisht 2.42 pikë për ndeshje.

Tashmë te Brazili do të nisë shumë shpejt një epokë e re dhe me interes të madh pritet të mësohet se kush do drejtojë Përfaqësuesen. Brazili u eliminua nga Kupa e Botës nga Kroacia, pas penalltive.