U emëruan zëvendësministrat në Qeverinë teknike

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 129-të, me 97 vota “për” dhe asnjë kundër, i votoi zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike.

Marketing

Sllavjanka Petrovska për Punë të Brendshme, Sanella Shkrjelj për Punës dhe Politikë Sociale, Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Gordana Dimitrievska Koçoska prë Financa dhe Nevenka Stamenkovska Stojanovski për Shoqëri Informatike, janë zëvendësministrat plotësues.

Në resorë mbeten zëvendësministrat e deritanishëm të cilët në mbledhje të Kuvendit gjithashtu emëruan: Bekim Maksuti për Mbrojtje, Agim Nuhiu për Punë të Brendshme, Oliver Ristovski për Drejtësi, Nexhad Mehmedoviq për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Andrej Zhernovski për Punë të Jashtme, Shiret Elezi për Financa, Bllage Cvetkoviq për MBPEU, Armend Arsllani për Shëndetësi, Elizabeta Naumovska për Arsim dhe Shkencë, Gjonul Bajraktar për Punë dhe Politikë Sociale, Dejan Pavleski për Vetëqeverisje lokale, Vlaldimir Llazovski për Kulturë, Aleksandar Bajdevski për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Sadik Beqiri për Transport dhe Lidhje dhe Jani Makraduli për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Emrat e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues të propozuar para votimit i kumtoi kryeministri Oliver Spasovski.

Pas emërimit, zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues dhanë deklaratë solemne.

Mandati i zëvendësministrave, si dhe i ministrave të emëruar paraprakisht në qeverinë teknike, do të zgjasë deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor për zgjedhjet e mbajtura të parakohshme parlamentare.

Marketing