Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi nuk mundi më të dalë nga deti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ndërsa dyshohet se pushuesi ka pësuar atak kardiak.
Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes