Një ngjarje e rëndë është rregjistruar këtë pasdite në Rrushkull të Durrësit.
Sikurse njofton policia, baba e vajzë kanë hyrë që të lahen në det dhe por 44-vjeçari ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.
Ndërsa, e mitura vetëm 9 vjeçe u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqësisht, nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.