“U fyen në baza etnike në Kumanovë” , KB Çair 2030 reagon për incidentin

Klubi i Basketbollit Çair 2030 dje zhvilloi ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë të së Maqedonisë së Veriut kundër Kumanovës në transfertë. Por, takimi u zhvillua në një atmosferë tejet të tensionuar, ku fatkeqësisht u dëgjuan sharje dhe fyerje me përmbajtje etnike, të papranueshme në çdo fushë, e sidomos në sport. Si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve në baza etnike nga ana e delagatit, u dha urdhër që salla të zbrazet menjëherë. Mirëpo situata eskaloi edhe jashtë parketit, ku pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e ekipit të Kumanovës tentuan të vandalizojnë autobusin e klubit shqiptar, duke lënë edhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste dhe fyese.

“KB Çair 2030 dënon ashpër këtë sjellje të turpshme dhe antishtetërore. Sporti është vend i respektit, rivalitetit të shëndetshëm dhe bashkimit, e jo i urrejtjes dhe vandalizmit. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të hetojnë këtë incident, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më në arenat tona sportive”, thuhet mes tjerash në reagimin e klubit të Çairit. /SHE

Marketing