U gjet i vdekur në vaskë, çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry

Hetimet për vdekjen e papritur të aktorit Matthew Perry kanë nisur. Policia ka kryer kontrolle në banesën e 54-vjeçarit për të gjetur prova për zbardhjen e ngjarjes.

Marketing

Sipas presitgjozes britanike “The Sun”, në banesën e tij në Los Angeles janë gjetur medikamente të marra me recetë. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Policia tha për TMZ se, aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje.

Sëmundjet pulmonare thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelesit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.