Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit gjashtë katësh në lagjen 18 në Durrës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se trupat i përkasin nënë e bir, Dolora dhe Klaus Reçi.
Ndërsa ka shkuar zyrtarisht në 30 numri i viktimave.
Më herët ekspertët arritën të identifikojnë dy trupa, nënë e bir të kapur për dore nën rrënoja.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për një tjetër trup.