U gjetën para dhe celularë te të burgosurit në Idrizovë

Drejtoria e Burgut “Idrizovë” ka raportuar mbrëmë në SPB Shkup se gjatë kontrollit në hyrje të të dënuarve N.A., H.A., L.I. dhe J.P. Janë gjetur para dhe celularë.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit të veturës me të cilën kanë mbërritur këta të dënuar, është gjetur marihuanë dhe një telefon celular.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.