U godit me veturë dhe u rrah brutalisht, vdes 18 vjeçari nga Podujeva

Raportohet se një 18 vjeçar ka vdekur sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe më pas rrahjes brutale me shufra metalike.
Familjarët e viktimës bëjnë të ditur se Lulzim Fejzullahu ishte goditur me veturë nga disa persona dhe më pas ishte rrahur për vdekje me shufra metalike.

Marketing

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

Lulzimi ishte trajtuar në QKUK, aty ku edhe ndërroi jetë.

Bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.