U hiqet dryni xhamive në vend! Besimtarët do të duhet të dezinfektohen para hyrjes!

Përpara se të hapen xhamive në vend, po bëhët dezinfektimi i tyre. Njëra prej tyre është edhe xhamia Isa Beg në Shkup. Haxhi Xhevahir Jahiu 30 vjet me radhë kujdeset për këtë xhami. Ai veçmë ka filluar pastrimin e xhamisë. Çdo person i cili do të hyjë në xhami do të duhet të dezinfektojë duart e pastaj duke mbajtur distancë të kryej ritualet fetare. Baca Xhevahir thotë se u mungon atmosfera gjatë Ramazanit në xhami.

Marketing

“Pak si pa qef, pasi që namazet janë bërë në shtëpi se xhamitë u ndaluan me urdhër të qeverisë dhe BFI-së. Po deshi Zoti dhe u afruan ditët, tash do t’i mbrrijmë ditët e fundit ti bëjmë namazet në xhami. Sikur tash që e kemi mbajtur rendin, do ta mbajmë edhe pas”, deklaroi Xhevahir Jahiu.

Numri brenda në xhami do të jetë i reduktuar, ndërsa do të shfyrtëzohen terasat dhe oborret në xhami për të kryer faljen e namazit. Besimtarët abdest do të mund të marrin vetëm në shtëpi pasi që abdeshanet dhe tualetet do të jenë të mbyllura. Rekomandohet që secili qytetar të ketë me vete sexhaden e tij.

“Do të kërkojmë nga besimtarët që edhe kur të shkojnë në xhami të marrin me vete sexhaden, t’i dezinfektojnë duart, mos të përshendeten. Periudha të jetë sa më e shkurtër gjatë qëndrimit në xhami 5 minuta 10 minuta dhe të dalin nga xhamia aq sa u duhet të kryejnë obligimin fetar. Por edhe masa tjera që janë mbajtja e maskave e kështu me radhë”, deklaroi Qenan Ismaili – myftini në Shkup.

Ndërkohë Bujar Osmani sot nga Struga dërgoi mesazh se qeveria nuk mund të ndalojë hapjen e xhamive dhe se këtë vendim e merr vetë BFI. Zv/kryeministri pushoi pak tek sa këndohej ezani.

“Nuk mund të kundërshtojmë vendimin të cilin e ka marrë BFI, atë që mund ta bëjmë është që të kërkojmë prej tyre që të ndërmerren masa për t’i mbrojtur njerëzit”, deklaroi Bujar Osmani-koordinator në shtabin e krizës.

Është paralajmëruar se dezifektimi i xhamive do të bëhët pas çdo falje të namazit. Do të shpërndahen fletushka dhe udhëzime se di do të duhet të sillen besimtarët në xhami.

Marketing