U hodh gur themeli i xhamisë në Arnaqi të Epërme

Sot në fshatin Arnaqi e Epërme u bë hedhja e gurit themeltarë për rindërtimin e xhamisë. Me prezencën e kreut të BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Myftinisë së BFIM – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftinjtë e Myftinive të Gostivarit dhe Tetovës, kryetarit të kuvendit te BFI – së Fadil ef. Ramadani, kryetarit të komunës Saraj z. Blerim Bexheti si dhe të një numri të madh të hoxhallarëve dhe xhemateve startoi ndërtimi i kësaj shtëpie të Zotit.

Marketing

Programi filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga referenti Sali ef. Bislimi, fjala përshëndetëse I takoi nikoqirit të organizimit të këtij programi fetarë Mr. Qenan ef. Ismaili, poashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari I komunës Saraj z. Blerim Bexheti ndërsa fjala e rastit I takoi Kryetarit të BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Duke marrë parasysh se kjo xhami ka pasur një histori të dhimbshme gjatë sistemit të mëhershme për të dhënë një rezyme rreth historikut të saj në emër të Këshillit iniciativ për ndërtimin e kësaj xhamie u paraqit z. Haxhbi Zendeli. Programi u përmbyll me duan nga Myftiu I Myftinisë së Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe krejt në fund duke kënduar tekbiret u hodh gur themeli.

Pas programit fetarë nga këshilli i xhamisë u organizua një drekë modeste për të gjithë të pranishmit.
Lusim Allahun që të shpërblejë donatorin i cili dëshiron të ngelë anonim dhe shpresojmë që kjo xhami të ndërtohet sa më shpejtë dhe të bëhet qendër shërbimi për muslimanët.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM – Shkup

Marketing