Policia e Kosovës u ka renë në gjurmë qytetarëve që krijuan një grup në Viber, të cilët njoftonin njëri tjetrin për vendndodhjen e policisë.
Në kuadër të punës së saj Policia e Kosovës jep edhe gjoba për shkelësit e rregullave në trafik, shkruan lajmi.net. Mesatarisht, Policia e Kosovës shqipton deri në 1 mijë gjoba për 24 orë punë.
Mirëpo, qytetarët e Kosovës kanë gjetur disa zgjidhje alternative për t’iu ikur radarëve të Policisë.
Ata kanë formuar grupe në rrjetet sociale, si Viber për të komunikuar me njëri tjetrin nga ku edhe informojnë për vendndodhjen e patrullave.
Policia ka njoftuar se u ka rënë në gjurmë këtij grupi prej 700 personave.
“Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.