U infektuan në dasmë, burrë e grua vdesin brenda 2 ditësh nga Covid – 19

Covid -19 i ka marrë jetën nje cifti brenda dy ditësh në Rohovec të Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.

Marketing

Pak ditë më parë, gruaja 57-vjeçare ndërroi jetë nga Covid-19 ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj, 70 vjeç.

Lajmi është bërë zyrtar nga Kryeplaku i Fshatit Rohovec ku ftoi miqtë për varrimin e të ndjerit.

Para dy javësh çifti ka qenë në një dasmë, ku dyshohet se edhe janë infektuar.

Marketing