U kap me drogë, në kufirin e Bllacës arrestohet një 38-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 38-vjeçar nga Shkupi.

Marketing

Gjatë kontrollit policor, personi ka poseduar marihuanë dhe shiringë me vaj kanabisi.

“Më 11.04.2021, në ora 17:30 në kalimin kufitar Bllacë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është privuar nga liria F.R.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, amfetaminë, dhe shiringë me vaj kanabisi. Personi është dorëzuar në Stacionin Policore në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.

Rasti është duke u hetuar dhe pas dokumentimit të plotë të tij, nga MPB-ja thonë se kundër F.R. do të shqiptohet masë përkatëse.