U kap me mbi 6 kilogram heroinë,Kosova e dërgon në paraburgim shtetasin e Maqedonisë

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut i cili akuzohet për transportim të paligjshëm të 6 kilogramëve heroinë.

 

U.B. dhe M.Sh. heroinën e kishin transportuar përmes kufirit në Han të Elezit, teksa I.M. i kishte pritur në një parking bashkë me një agjent të Policisë i cili ishte duke realizuar masat e veçanta hetimore shitje dhe blerje e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve.

Marketing

Pasi dy të pandehurit ia sollën substancën narkotike I.M. që ishte me policin, njësia mbështetëse e Policisë së Kosovës intervenoi duke e arrestuar I.M. teksa dy të dyshuarit e tjerë janë arratisur.

Marketing