U konfirmuan qëllimet për hapjen e kalimit të ri kufitar me Greqinë në rajonin e Prespës

Grupet e punës në nivel teknik nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në Shkup zhvilluan takim në të cilin u diskutua për aktivitetet përgatitore për hapjen e kufirit të ri në vendbanimin Markova Noga dhe në territorin vendbanim Lemos në anën greke, në rajonin e Prespës.

Marketing

Në takimin, siç njoftojnë nga Ministria e Vetëqeverisje lokale, u riafirmua synimi i dy vendeve që realizimi i këtij projekti strategjik të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur në interes të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Fondet për ndërtimin e kalimit kufitar do të sigurohet nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë me vlerë rreth 4 milion euro.

“Hapja e kësaj pike kufitare do të forcojë lidhjet midis dy vendeve dhe do të lehtësoj komunikimin dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Në frymën e vlerave Evropiane, bashkëpunimi ndërkufitar përfshin zvogëlimin e barrierave për bashkëpunim mes vendeve dhe popujve të rajonit, me qëllim të sigurimit të kushteve për zhvillim më dinamik. Bëhet fjalë për një rajon ndërkufitar që stagnon në zhvillim. Jam i bindur se nisma jonë me përkrahje nga Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të krijojë kushte që ky kalim kufitar të vihet në veprim për zhvillimin e rajonit dhe qytetarëve të cilët jetojnë në të dy anët e kufirit”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Kalimi kufitar duhet të përfundojë deri në vitin 2023 dhe do të paraprijë procedurë administrative që përfshin pjesëmarrjen e të gjithë autoriteteve kompetente, ministrive të punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të transportit dhe komunikimit, për mbrojtjen e mjedisit, si dhe administratave doganore.

Nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme vetëm që përgatitet dokumenti themelor të cilat sipas IPA rregullave do të jetë trepalësh mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Shqipëria është përfshirë për shkak se Bashkimi Evropian ka vlerësuar se ky kalim kufitar do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit që në të cilin territorialisht është përfshirë edhe Shqipëria.

Pritet që dokumenti të hyjë në procedurë qeveritare deri në fund të muajit, pas së cilës një komision në nivel teknik do t’i organizojë detajet e tjera që duhet të rregullohen sipas procedurave në të tre vendet.

IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë është me vlerë 40 milionë euro, nga të cilat 10 për qind janë të rezervuara për këtë projekt strategjik. Vitin e kaluar, në kuadrin e këtij programi, u nënshkruan kontrata për financimin e 40 projekteve të tjera që arrijnë në 30 milionë euro.

Siç njoftojnë nga ministria dikasteriale, deri në fund të periudhës programore planifikohet edhe një tjetër thirrje publike për projektet në vlerë 6 milion euro në të cilën do të mundet të aplikojnë organizatat joqeveritare, komunat, institucionet dhe subjektet e tjera jofitimprurëse.