U korruptuan me lëngje, tre policë të rajonit të Shkupit rrezikojnë të përjashtohen nga puna (VIDEO)

Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policia e Burgjeve kanë ngritur kallëzim penal ndaj D. S., F.G. dhe D.J., zyrtarë policorë në Stacionin Policor Qendër, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Marketing

Ata dyshojnë se me datë 04.07.2024 rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer veprimin zyrtar, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe kështu e cënuan reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ndaj zyrtarëve policorë do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

https://www.facebook.com/share/v/Bidks63tAWzt8vvu/?mibextid=oFDknk