Në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup sot është kryer kontroll nga prokurori publik përkatës duke siguruar dëshmi për vepër penale.
“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe maltretim në kryerjen e shërbimit, inicuar kundër një prokurori publik”, raportoi Prokuroria Themelore Publike.
Prokuroria e Shtipit, në këtë kontroll që është bërë në pajtim me Ligjin për procedurë penale, ka dokumentuar të dhënat që janë marrë nga regjistrat për lëndë të ndryshme.