Enis Bardhi pritet të largohet nga Levante gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra spanjolle Levante ka rënë nga La Liga dhe pritet t’i largohen yjet kryesorë të skuadrës, ku në mesin e tyre është edhe Bardhi.
E ardhmja e shqiptarit që luan për Maqedoninë e Veriut pritet të jetë në Superligën e Turqisë.
Është gjiganti turk, Fenerbahce që ka filluar negociatat me agjentët e futbollistit pasi dëshiron ta transferojë në Turqi.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje në kampionatin spanjoll ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Fenerbahce është gati t’i ofrojë shqiptarit një kontratë katër vjeçare dhe drejtuesit e klubit turk kanë kërkuar nga agjentët e lojtarit të dinë për kushtet që kërkon ai.
Bardhi para Levantes ka qenë edhe pjesë e skuadrës hungareze Ujpest, derisa në futbollin spanjoll është tani e pesë vite.