U largua nga loja i lënduar, ja sa kohë pritet të jetë jashtë fushave Lewandowski

Jo vetëm që ka dyshime më shumë për paraqitjen e tyre në fazën e mbrojtjes, por ata mund të jenë pa golashënuesin e tyre për një të ardhme të afërt.

Lewandowski pati vështirësi që të ketë ndonjë ndikim ndaj Celtas dhe për të gjithçka u vështirësua kur u largua nga loja në minutën e 78-të shkaku i një lëndimi.

Me finalen e Kupës së Mbretit që do të luhet vikendin e ardhshëm, ka frikë serioze se Lewandowski nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Real Madridit në ‘La Cartuja’.
Siç ka raportuar Diario AS, zyrtarët e Barcelonës besojnë se ai ka pësuar një çarje, e cila do të thoshte se ai nuk do të luante në ‘El Clasico’.
Ka më shumë ndjenja negative tek kampi i Barcelonës sa i përket lëndimit të reprezentuesit polak.
Në rast se këto frika konfirmohen, atëherë ai do të ishte jashtë fushave për të paktën tri javë, diçka që do ta vinte në dyshim paraqitjen e tij edhe ndaj Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në qoftë se ndodhë kjo, atëherë Flick do të kishte dy alternative për ta zëvendësuar atë – Ferran Torres ose Dani Olmo.

Marketing