U lëndua ditë më parë, reagon Ronaldo

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo sugjeroi se ai do të jetë sërish në formë së shpejti pasi pësoi një dëmtim, ndërsa përgatitet të përballet me Lionel Messin.

Marketing

Skuadra Saudite e Pro Ligës iu desh të anulonte turneun e tyre në Kinë këtë javë për shkak se ylli portugez pësoi një lëndim, duke rezultuar që ai të kërkonte falje për tifozët.

Goditja ka ngjallur frikën se ai mund të humbasë miqësoren e ekipit të tij kundër Inter Miami, por ai ka lënë të kuptohet se nuk do të mungojë për shumë kohë, shkruan Goal.com.

Ronaldo postoi në Instagram një imazh të tij duke bërë me dorë fansat e Al-Nassr. Ai ka shtuar mbishkrimin: “Shihemi së shpejti”.