U lëshua emetimi i Nëntëmbëdhjetë i fletë obligacioneve për denacionalizimin

Shteti lëshoi emetimin e Nëntëmbëdhjetë të fletë obligacioneve për denacionalizim në shumën totale prej 11,5 milion euro, i cili do të kompensojë të gjithë me vendimet përfundimtare për denacionalizim nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, ku kompensimi përcaktohet të bëhet përmes fletë obligacioneve.

Marketing

Fondet e alokuara përmes fletë obligacioneve do të paguhen nga shteti në dhjetë këste vjetore me një normë interesi shtesë prej 2% në vit. Republika e Maqedonisë Veriore në çdo kohë mund të shlyejë fletë obligacionet për denacionalizim para afatit të mbërritjes së tyre në përputhje me kushtet, mënyrën dhe procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Tregtimi me fletë obligacionet për denacionalizim do të kryhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave – anëtare të Bursës së Maqedonisë.

Para afatit të dorëzimit të tyre, qytetarët mund të përdorin fletë obligacionetpër denacionalizim për pagesën e banesave në pronësi shoqërore.

Marketing