U lëshua në përdorim reparti kirurgjik në Gostivarit, investim prej 240 mijë euro

Sot në Spitalin e Përgjithshm “Ferid Murad” në Gostivar, në prani të zv.kryeministrit të parë Artan Grubi, ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendës ministrit të Shëndetësisë Ilir Hasani, zëvendës ministrit e Mbrojtjes Bashkim Hasani dhe ish-Kryetari komunës së Gostivarit Nevzat Bejta u ianugurua rikonstruimi total i repartit të Kirurgjisë, raporton Gostivari Sot

Marketing

Me këtë rast, drejtori Jakup Jakupi bëri me dije që për herë të parë pas dyzet vitesh realizohet një projekt kapital nga të ardhurat e Spitalit të Gostivarit, edhe atë rikonstruim total i repartit të Kirurgjisë në vlerë prej 15.000.000 den (240.000 euro).

“I gjithë ky investim dhe mund për të mirën e pacientëve, që gjatë trajtimit të tyre mjeksorë të ndjehen sa më komod. Le ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit me rrethinë”, u shpreh drejtori Jakupi.

“Sot vizituam Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar ku morëm pjesë edhe në hapjen e repartit kirurgjik tërëisht i renovuar sipas standardeve bashkëkohore. Unë e shfrytëzova këtë mundësi që t’u shpreh falënderimin tim të pafund mjekëve, infermierëve dhe personelit tjetër mjekësor i cili çdo ditë lufton me pandeminë. Ju jeni heronjtë tanë”, shprehet zv.kryeministri Artan Grubi.

Sakaq, ministri Venko Filipçe deklaroi që Spitali i Përgjithshëm në Gostivar rinovoi repartin kirurgjik, gjë që rriti kapacitetin e spitalit.

  • “Është bërë një riorganizim i stafit mjekësor dhe spitali vazhdon me ekzaminimet dhe ndërhyrjet e rregullta për pacientët në këtë rajon. Lufta e punëtorëve shëndetësorë ka qenë heroike gjatë gjithë kësaj periudhe të kaluar për të përgatitur dhe rirregulluar sistemin për diçka që askush nuk mund ta parashikone do të ndodhte”, tha Filipçe duke aluduar në Pandeminë CoVid-19.
Marketing